Për ty dhe familjën!

Konkurs për 40 vende të lira pune.

Al Trade në vazhdën e zgjerimit të kapaciteteve të veta, si dhe me rastin e  hapjes edhe të një pike të re Al Trade Market, që do të ushtron veprimtarinë e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, higjienike, tekstilit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, në Fushë Kosovë. Për këtë qëllim kompania ka hapur  konkurs për 40 vende të reja të punës:

1 – Arkatar/e (tetë vende të lira pune)
2 – Shitës/e në sektor ( njëzetë vende të reja pune);
3 – Pranues/e malli (dy vende të reja pune);
4 – Depoist ( dy vende të reja pune)
5 – Kamerier/e ( dy vende të reja pune);
6 – Shankist/e ( dy vende të reja pune);
7 – Pastrues/e – Mirëmbajtës/e ( dy vende të reja pune);
8 – Monitorim Sigurie (dy vende të reja pune)

Kandidatët e përzgjedhur për këto pozita do të kenë mundësi që paraprakisht bashkë me stafin e Al Trade Market, që janë përgjegjës të këtyre sektorëve, të trajnohen dhe të njoftohen profesionalisht për punën që do të kryejnë, para së të bëhen pjesë e stafit të rregullt të kompanisë.

Të gjithë kandidatët të cilët i përmbushin kushtet, dhe besojnë së janë kompetentë për kryerjen e këtyre punëve kërkohen që të aplikojnë.

* Për të  gjitha pozitat është e domosdoshme të keni përvojë pune;

* Dërgoni CV dhe dokumentet e juaja në [email protected], ose tek ne drejtpërdrejt – Adresa jonë: Rr, Nënë Tereza, Magjistralja Prishtinë- Fushë Kosovë;

* Për informata shtesë na kontaktoni në numrin e telefonit: 0800 77 770 (pa pagesë);

* Ju lutem që ta cekni titullin e pozitës për të cilën po aplikoni tek ’’Subject ’’, shembull: Arkatar/e (tetë vende të lira pune), Depoist ( dy vende të reja pune).

* Informatat e juaja do të ruhen me konfidencialitet të plotë;

* Vetëm Kandidatët potencial do të ftohen në intervistë;
* Konkursi do jetë i hapur nga data: 01 prill 2022, deri më 21 prill 2022, në ora 16:00.